Ekskluzive/ “S’dua të cilësohem vetëm si shqiptari”, flet kreu i ri i Zubin Potok
Izmir Zeqiri, kreu i ri i Komunës Zubin Potok, i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në Veri të Kosovës, tha në një intervistë për Euronews Albania se do t’i shërbejë me devotshmëri të gjitha komuniteteve.
Zeqiri, i cili vjen nga radhët e PDK, u shpreh se pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në Veri, ai nuk do të donte të cilësohej vetëm si shqiptari, por si njeriu që do të kontribuojë njësoj për secilin qytetar, qoftë shumicë apo pakicë.
“Ne kemi qenë në garë si parti sa herë zhvillohen zgjedhje, në këtë garë isha edhe unë si kandidat për kryetar komune dhe fitova. Të drejtë për votë dhe kandidim kanë pasur të gjithë. Unë do të jap kontributin tim si qytetar i kësaj zone. Tani po shihen opinionistët që po nxjerrin edhe aspektet negative, por unë marr përgjegjësinë për kryetar. Nuk dua të shihem si ndarës nacionalitetesh, dua të shihem si një njëri që do të kontribuojë bashkërisht për të gjithë, duke pasur parasysh çfarë na ofron infrastruktura ligjore e Kosovës për secilin qytetar. Dua të shihem vetëm kështu, asgjë jashtë kësaj. Këto opinionet ‘pakicë shumicë’ po ndikojnë negativisht”, tha Zeqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West