“Ardhja e saj duhej të ishte e fshehtë”- Avokati i Aishe Haklaj: Pse u thirr në SPAK
Avokati i Aishe Haklaj, Idajet Beqiri, i ftuar në Euronews Albania tha se dalja e saj para SPAK do duhej të ishte e fshehtë.
Ai tregoi arsyen se pse mëngjesin e kësaj të premte ajo u paraqit në organin e akuzës. Sipas tij, kjo kishte kohë që pritej, që nga momenti që SPAK mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së vëllezërve Haklaj, ku Aishe Haklaj akuzon drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Berisha për ato ngjarje.
“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që kemi bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist, për akte terroriste dhe vrasjen e vëllezërve. SPAK ka kohë që punon me këtë çështje, ka nisur hetimet, ka marrë provat për shqyrtim dhe ka marrë edhe 4 dosje që kanë qenë të pezulluara në Tropojë. SPAK e ka të domosdoshme të marrë edhe dëshminë e dëshmitarëve okular dhe njëra prej tyre është motra e Haklajve, Aishja e cila jeton prej kohësh në Suedi.
Unë nuk e di nga e morën vesh mediat, se ardhja dhe ikja e saj duhet të ishte e fshehtë. Asnjë sekret nuk ka, por ajo ilegale ka ardhur ilegale do iki pasi ka ardhur në SPAK, ajo kishte kohë që pritej. Kemi kohë që bashkëpunojmë me SPAK për ardhjen e saj. Dëshmitë janë tepër të rëndësishme për këtë çështje të rëndësishme. Ajo është futur në SPAK që në orën 8 e 30 dhe pritet të rri edhe ca”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut