“Perëndimi po gabon”, deputeti serb komenton situatën në Ballkan
Nenad Çanak, deputet në Serbi tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania se perëndimi po gabon duke i imponuar Ballkanit disa rregulla që sipas tij janë të papranueshme.
Çanak deklaroi se perëndimi po tenton të ndajë Ballkanin në 3 zona influence ose interesi.
“Këto tri zona influence duhet të jenë zona e interesit e Serbisë, zona e interesit e Shqipërisë dhe zona e interesit e Kroacisë. Kjo do të thotë që Bosnja do të jetë etnikisht e ndarë, qe Mali i Zi s’do të ekzistojë më dhe të gjitha autonomitë e bazuar në etni do të zbatohen. Fatkeqësisht, në fillim të viteve ’90 në luftëra pamë që disa rajone autonome në Kroaci, dhe në Bosnje më vonë u bënë bërthama të paqëndrueshmërisë së përhershme. Ndaj, kjo paqëndrueshmëri që po përmend, do vendoset nëse nuk e kuptojmë që vetëm Bashkimi Evropian dhe Ballkani pa kufij, por jo Ballkani i hapur,” – u shpreh deputeti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet