Edvin Prençe: Ja pse qeverisë i intereson forcimi i lekut
Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export” tha në një intervistë për Euronews Albania se qeverisë i intereson forcimi i lekut për shkak të borxhit publik që është në valutën euro.
Sa i takon sektorit të eksporteve, Prençe tha se mbi 80% e tij bazohet jo në blerjen e lëndës së parë, por vetëm në hakun e punës.
“Pra, po flasim për një sektor që në shumicën e saj, në përqindjen më të lart thjesht është prodhues i materialeve me lëndët e para të furnizuara nga klientët principal. Ajo çfarë ne rishikojmë herë pas here dhe kjo nuk vjen për shkak të fajit të brand-eve të huaja, por për shkak të lëvizjeve të shpeshta fiskale dhe shtesës së fundit që u bë me rritjen e pagës minimale. Po flasim për bashkëpunimin që kemi me firmat e huaja që të paktën kanë një kontratë minimale 1-vjeçare dhe në shumë raste shkojnë deri në 3 vite, me çmime të fiksuara me kursin e asaj periudhe kur është përpiluar kontrata.
Duke qenë e tillë, në shumë raste, brand-et e huaja nuk pranojnë këtë rritje të çmimit që ne kërkojmë pasi është një problematikë e jona e brendshme,” – u shpreh Prençe.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat