Spahiu: Berisha bën më shumë fushatë kundër amerikanëve sesa kundër socialistëve
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së e jo kundër kundërshtarëve të tij politik socialistë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha më shumë flet ashpër kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ndër të tjera ai shtoi se çdo slogan kundër SHBA është një mesazh i qartë anti-shqiptar.
“Unë nuk e kuptoj nëse Berisha e Meta kanë sfidë për të larguar Yuri Kim apo kanë sfidë për të larguar Erion Veliajn. Berisha zhvillon fushatë elektorale më shumë kundër SHBA sesa kundër socialistëve. Në çdo ligjeratë të tij, artikulimi i tij kundër SHBA është më i fortë, më agresiv e më i ashpër sesa kundër socialistëve.
Aq rëndë është situata në Shqipëri, sa disa individë që janë të dhjerë deri në grykë, duan të vishen në petkun e sovranitetit. Po si mund të jesh sovran kur i ke hequr të mbathurat Shqipërisë, e ke bërë Shqipërinë një vend që është pa avion, pa tren, pa tanke, pa armatime, ke hapur depot. Për ça sovraniteti mund të flasin këta njerëz? Shqipëria dhe Kosova e humbasin sovranitetin për 24 orë nëse nuk kanë SHBA dhe Perëndimin, aleancën euroatlantike. Çdo slogan kundër SHBA është një mesazh anti-shqiptar”- tha ai.
Spahiu përfundoi duke thënë se nuk e kupton faktin se si mund të bësh fushatë kundër Yuri Kim e jo kundër Veliajt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme