“Kurti ndjesë për shkeljen e premtimeve?”- Dugolli analizon kryeministrin
Profesori në fakultetin filozofisë në universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli tha se kryeministri Kurti ka bërë shumë pemtime në kohën kur ishte në opozitë, por gjërat duket se kanë ndryshuar.
I ftuar në Euroneës Albania ai tha se nuk ka pasur asnjë iluzion që Kurti do mundë të kundërshtonte ndërkombëtarët, por gjithsesi, sipas tij Kurti duhet të këmbëngulë në të drejtat e veta nacionale.
“Nuk është as i pari as i fundit, lider politik që gjatë fushatave flet diçka e pastaj bën tjetër. Unë nuk kam pasur asnjë iluzion që zoti Kurti mund të sillej kundërshtim me projekte ndërkombëtare sa i përket qoftë rajonit por edhe vetë Kosovës sepse u tha dhe e dimë që projekti i ndërtimit të shtetit të kosovës, pas dyshim është kontributi kryesor i popullit të Kosovës, por edhe e ndërkombëtarëve.
Ne jemi një popull i cili u krijua me ndihmën e këtyre miqve, tani ata bëjnë presione gjoja në interes të paqes. Por qeveria është e detyruar të tregojë taktika që i bën Serbia. Politika duhet të këmbëngulë në të drejtat e veta nacionale, por nuk duhet të bien pre e projekteve të gabueshme. Kurti ka kundërshtuar shumë projekte, por kur ishte në opozitë, tani është në qeveri. Se si sillet ai me votuesin e tij e di ai”,-tha Bujar Dugolli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës