A përdoren artistët? Tiço: S’ka këngëtar që nuk ka kënduar në një aktivitet politik
Gazetarja Iva Tiço tha për “Review” në Euronews Albania se nuk ka këngëtar që të mos ketë kënduar të paktën në një aktivitet politik.
Rrjedhimisht, sipas saj, në fushata elektorale, imazhi i artistëve përfshihet.
“Përdoren, janë përdorur jetë e mot. Nuk e di nëse përdoren, artistët janë si gjithë të tjerët, janë si unë dhe si ti, kanë një zë publik, influencojnë njerëzit apo jo, thonë mendimin e tyre. Kemi gjithë fushatat nga fillimi i viteve 90’ deri më vonë ku janë përfshirë, unë dua të përdor fjalën përfshi sesa përdoren, artistë nga të gjitha anët.
Të mos harrojmë që dikur në një realitet përpara se të ishim në këto lloj zgjedhjesh bëheshin mitingjet, deri para se të shkonim në këtë koordinim me zyra shtypi, në këtë sofistikim, gjithë deputetët i kontaktonin vetë artistët nëpër rrethe, bënin ato mitingjet që i hapnin këngëtarët dhe nuk ka këngëtar në Shqipëri që të mos ketë kënduar në një aktivitet politik,” – u shpreh Tiço.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave