“90% e bombolave të gazit shpërthejnë në mëngjes”- Kreu i Zjarrfikëses tregon arsyet
Shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e djeshëm, ishte fatal për një 84-vjeçare në Kuçovë.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë për pasojë është shembur një pjesë e banesës.
Alie Kosova humbi jetën (pasi ishte dhe e paralizuar) ndërsa Mustafa Kosova, 86 vjeç po trajtohet te Trauma në Tiranë.
Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se duhet treguar shumë kujdes me bombolat e gazit sidomos në mëngjes.
Ai u shpreh se ambientet ku ndodhen pajisjet e gazit duhet të ajrosen në mëngjes ndërsa zgjidhja më e mirë është vendosja e sinjalizuesit të gazit.
“Në orët e para të mëngjesit duhet treguar shumë kujdes. Le të jetë bombola edhe larg, nëse e ke lënë pajisjen hapur mund të ketë pasur rrjedhje gazi, duhet bërë ajrosja e gazit. Duhet edhe sinjalizuesi i gazit, që nuk kushtojnë dhe sinjalizojnë menjëherë nëse ka rrjedhje gazi, vendoset shumë afër pajisjes së gazit dhe nuk kushton më shumë se 10 euro. Kur shkon në këto ambiente, duhet bërë ajrimi dhe të mundohesh që të kenë kontakt me ambientin e jashtëm”, tha ai.
Teksa analizoi ngjarjen e rëndë në Kuçovë, Goxhau tha se bombola ka qenë e mbushur ditët e fundit dhe i gjithë gazi ka qenë në ajër në momentin e ndezjes së zjarrit, çka ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës, Evropa të ardhmen e saj
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian