Messi kërkon falje, normalizohet marrëdhënia me PSG
Marrëdhënia e futbollistit argjentinas Lionel Mesi me klubin e Paris Saint-Germain po shkon drejt normalizimit, pas përjashtimit për 15 ditë nga klubi.
Messi kërkoi falje për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite dhe PSG e ka pranuar atë. Argjentinasi, i cili ishte pezulluar për 15 ditë, është rikthyer tashmë në stërvitje me skuadrën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë PSG, përmes një postimi në Tëitter ku thuhet: “Leo Messi është kthyer në stërvitje”, e ilustruar me një foto të ish- lojtarit të Barcelonës në Camp des Loges.
Argjentinasi u përhashtua nga ekipi pasi udhëtoi pa leje (sipas klubit) në Arabinë Saudite pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Lorient. “Asnjë lojtar nuk është mbi këtë klub,” tha klubi i drejtuar nga Nasser Al Khelaïfi .
Megjithatë, falja e Messit ka ndryshuar situatën. “Sinqerisht, mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes, siç ndodhte në javët e kaluara, dhe pata këtë udhëtim në Arabi, të cilin e kisha anuluar më parë, por, e përsëris, kërkoj falje për atë që bëra”, tha Messi, duke sjellë më afër një pajtim të mundshëm.
Messi është rikthyer në stërvitje dhe gjithçka tregon ai do të luajë sërish kundër Ajaccio.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve