E pazakontë! Ja pse e paralizuara punësoi një punonjës seksi nga interneti…

10 Maj 2023 | 07:49

Gjatë kohës që Melanie ishte në izolim social në shtëpinë e saj australiane për shkak të Covid-19, ajo i bëri një premtim vetes.

Pasi të hiqeshin kufizimet, ajo do të punësonte një punonjës seksi, do të humbiste virgjërinë dhe do t’i jepte fund ankthit që kishte krijuar rreth dashurisë dhe intimitetit si një person me aftësi të kufizuara.

Dhe këtë gjë e bëri realitet. Ajo gjeti një agjenci shoqërimi në internet, ku i ra në sy një profil i një burri të quajtur Chayse. E emocionuar, ajo organizoi një rezervim dhe udhëtoi për në banesën e tij për seancën e parë.

Askush nuk e kishte prekur Melaninë më parë në një mënyrë jo mjekësore dhe, në moshën 43-vjeçare, ajo e kuptoi se donte më shumë sesa kaq.

Melanie ka përdorur një karrige me rrota që në moshën tre vjeçare pasi është diagnostikuar me mungesë të palcës kurrizore – një gjendje e njohur si mielit transversal. Kjo sëmundje i ka shkaktuar paralizë në këmbë dhe lëvizje të kufizuar në krahë. Si e rritur, ajo përdor punëtorë mbështetës për të ndihmuar me detyrat e përditshme.

Por tashmë ka edhe një punonjës seksi që e bën të ndihet më e plotësuar se kurrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024