Gazetari: Kandidati i Berishës, 50 dronë për të monitoruar manipulimin e zgjedhjeve

10 Maj 2023 | 11:49

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se në Durrës ka blerje masive votash në periferi.

Lita u shpreh se ajo që po ndodh në Durrës me manipulimin e votës nga PS nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Sipas tij, kandidati i Berishës në këtë bashki Igli Cara ka angazhuar 50 dronë për të monitoruar manipulimin e zgjedhjeve nga bandat në këtë qytet, por kjo siç tha do të jetë e pamjaftueshme.

“Igli Cara ka angazhuar 50 dronë për të monitoruar lëvizjet e të fortëve apo bandave apo duke pajisur qytetarë me kamera të fshehta për të identifikuar votat, por kjo s’do të ketë rëndësi pas 14 majit, sepse ankesat nuk do të pinë ujë për shkak të sistemit të drejtësisë, që ka dëshmuar se nuk ka dhënë drejtësi për çështje elektorale. Ajo që po ndodh në Durrës nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri. Beteja është ndryshe nga ajo që përpiqen të përcjellin kandidatët, duke u dhënë dorën njerëzve. Situata është shumë e nxehtë dhe pritet të shpërthejë në ditët në vazhdim”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026