“Italiani e merrte me Maserati”- Malaj flet për vrasjen e të bijës dhe 50-vjeçarit
Taulant Malaj, shqiptari nga Vlora i cili vrau italianin Massimo De Santis dhe vajzën e tij pasi dyshonte se 51-vjeçari kishte një marrëdhënie me gruan e tij, Teftën ka pranuar fajësinë.
Kjo e fundit mbeti e plagosur nga goditjet me thikë, ndërsa djali i vogël shpëtoi sepse u fsheh pas divanit.
Avokatët e Malaj kanë thënë se klienti i tyre nuk ka qenë i vetëdijshëm në momentin e krimit, ndërsa ai vet është shprehur se nuk di të argumentojë as pse ka filmuar gjithë skenën.
“Nuk e di pse e kam bërë videon me celularin. Në atë moment më ka rënë djalli në mendje. E kam bërë kështu, nuk ka ndonjë arsye të veçantë,” – u shpreh ai.
Sipas Taulant Malajt, Massimo dhe Tefta kishin një lidhje prej më shumë se një viti. Ai shprehet se fqinji kishte një makinë Masserati dhe kishte dalë shëtitje me gruan e tij.
Ndërkohë, komshinjtë tregojnë se Tefta rrallë herë dilte vetëm, ndërsa i shoqi nuk e linte thuajse kurrë të pashoqëruar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër