“Rezultatet në tavolinë”, Bushati: Zgjedhjet, kronikë e një vdekje të paralajmëruar

11 Maj 2023 | 21:45

Andi Bushati tha se këto zgjedhje vendore, janë kronikë e një vdekje të paralajmëruar.I ftuar në “Now” në Euronews Albania ai tha se rezultatet e këtyre zgjedhjeve do shënohen në tavolinë nga kryeministri Rama dhe se e gjithë  fushata dhe debatet politike, janë një estradë e  madhe.

“Kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Kur ka vdekje ka dhe vrasës. Që dikush të vdesë duhet të ketë edhe vrasës. Kur them kronikë e një vdekje të paralajmëruar, e vë theksin te vrasja. Këtu ne kemi një palë zgjedhje që janë vrarë panisur.

Kemi një palë zgjedhje, ku u bë ç’ishte e mundur që opozita reale të mos ishte pjesë e zgjedhjeve. Prandaj them, po e them me një gjuhë banale, në këto zgjedhje do kemi rezultatin që Rama do shënojë në tavolinë. Fatkeqësia jonë është se bëjmë sikur marrim pjesë në debate, bëjmë fushatë, disa njerëz bëjnë sikur kandidojnë. Pastaj kur e shohim pak kuptojmë se e gjithë kjo është një estradë e madhe”,-tha Andi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026