Gazetari: Edi Rama është kryesori që i ka dhënë vëmendje Berishës e Metës

11 Maj 2023 | 22:48

Gazetari Ervis Iljazaj tha se Edi Rama nuk e ka nxjerrë nga loja opozitën, madje sipas tij e ka vënë në qendër të vëmendjes.

Në këndvështrimin e gazetarit, duke u marrë çdo ditë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, që janë sipas këndvështrimit të shumicës, opozita e vërtetë, Edi Rama thjesht i ka legjitimuar.

“Edi Rama jo vetëm që mundohet ta eleminojë opozitën reale, por në të gjithë retorikën e tij e ka vendosur në qendër. Ilir Metën dhe Sali Berishën duke u marrë përditë me ta nuk i ka eleminuar aspak, përkundrazi i ka legjitimuar. Po çfarë duhet të bëjë më shumë që të legjitimojë kundërshtari se sa të merret gjithë ditën me ty?!” – u shpreh Iljazaj duke theksuar se koalicioni “Bashkë Fitojmë” është opozita e vërtetë, pasi Partinë Demokratike nuk e ka përmendur fare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026