‘Do helenizoj Himarën’, Dule komenton deklaratën e Belerit: Po e përdor Rama

12 Maj 2023 | 10:05

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ reagoi për deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama i cili reagoi ashpër ndaj kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Himare, Fredi Belerit, i cili tha gjatë një interviste për mediat greke se do të helenizojë Himarën e do të hapë shkolla greke atje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dule theksoi se kjo është një deklaratë tendicioze nga Rama pasi po kërkon të ‘vrasë’ politikisht dhe elektoralisht Belerin.

Më tej ai nënvizoi se helenizmi dhe helenizimi janë dy gjëra të kundërta.

“Ky është një akt tendencioz. Helenizimi është një proces dhe Helenizmi është një gjendje. Me këtë manipulohen vetëm batakçinj, dhe fatkeqësisht janë në nivelet më të larta. Rama kërkon të vrasë politikisht dhe elektoralisht Belerin. Nuk ka akuzë ndaj Belerit për momentin që të jetë bërë publike ose zyrtare. Të gjitha që fliten në media janë hamendësime. Do isha i fundit ti hyja në hak kryeministri.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026