Arrestimi i Belerit/ Rama: As unë dhe askush nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë
Kryeministri Rama në një konferencë për mediat reagoi edhe në lidhje me ngjarjen e Himarës ku u arrestua Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, i cili u shpall fitues.
“Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë. Së pari dua të respektojë zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptojë inflammimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë.
Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me qeverinë greke për të ngritur një urë të re të madhe të gjerë bashkëpunimi dhe për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien e Shqipërisë dhe Greqisë dhe unë jam i vendosur të bëj maksimumin para se të jem i detyruar të reagoj proporcionalisht.
Dua me këtë rast të theksojë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë problemet e tyre, por askush, nga unë i pari nuk i kam kontestuar asnjëherë problemet e tyre. E lë më pastaj të tjerë dhe pastaj të tjerë akoma nga jashtë Shqipërisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve