Balla nga Fieri: PS në nivel tjetër, sa mandate do marrim në këshillat bashkiakë

16 Maj 2023 | 11:44

Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka prezantuar fituesit e bashkive në këtë qark.

Balla tha se me këtë rezultat që kanë marrë në këto zgjedhje e kanë ngritur emrin e partisë në një nivel tjetër.

Më tej ai tha se në qarkun Fier parashikojnë të marrin 2/3 të mandateve për këshillat bashkiak.

“Shumë faleminderit kryeqytetit të socialistëve, qarkut Fier. Me këtë rezultat që PS e Shqipërisë ka marrë e kemi ngritur emrin e PS në një nivel tjetër. Këshillin Bashkiak të Fierit PS do të ketë 2/3 të mandateve për këshillin bashkiak. Ky është një rezultat që se kemi pasur asnjëherë gjatë këtyre 32 viteve. Procesi i numërimit duhet të shkojë tamam. U kërkoj numëruesve që të vazhdojnë të zbatojnë ligjin dhe asnjë votë të mos preket.

Në Lushnje kemi një shumicë të madhe të anëtarëve të këshillave,  në Patos, në Reskovec. Rezultatet për kandidatët nuk kanë nevojë për koment, rezultatet janë sipas parashikimit”- u shpreh Balla.

Më tej, Balla nënvizoi se po të ishin mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 14 Maj, Fieri do të kishte fituar 11 mandate.

“Nëse do të ishin mbajtur zgjedhjet përgjithshme më 14 maj, PS do të kishte 11 mandate në Fier dhe ky është një rezultat i rëndësishëm”- tha ai.

Rezultatet e zgjedhjeve:

Në Fier, kandidati dhe kryetari Armando Subashi ka marrë 70.51% të votave, por numërimi ende vijon.

Në Roskovec fituese është shpallur kandidatja e PS-së, kryebashkiakja Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Në Patos, ku kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie. Ai ka fituar bindshëm me një diferencë prej 5500 votash nga rivalët e tij. Duraj ishte në garë me kandidaten e “Bashkë Fitojmë”, Sofie Alushaj dhe atë të PD-së, Pranvera Rizaj.

Në Lushnje është mbyllur procesi i votimit, ku fiton kryetarja dhe kandidatja e PS-së, Eriselda Stefa me 22402 vota ose 62.64 % përballë rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”Eduart Shakra që mori 13362 vota, ose 37.36%.

Në Bashkinë Divjakë kryeson PS-ja, ku Josif Gorra i PS kryeson me 57.80% të votave.

 Mallakastrës fitues është kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj. Ai mori 5967 vota, 367 më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, i cili mori 5600 vota.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026