Goditet grupi i trafikantëve të drogës dhe armëve në RMV, 15 në pranga
15 trafikues droge dhe arme, kryesisht shqiptarë nga Shkupi, janë arrestuar nga policia pas një hetimi rreth njëvjeçar.
Hetimet kanë nxjerrë në pah detaje të shumta për shitblerje droge dhe arme në kuadër të tre grupeve të lidhura kriminale që blinin nga Kosova dhe Shqipëria dhe shisnin në Maqedoninë e Veriut.
“Pas marrjes së urdhrave për bastisje të lëshuara nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 lokacione në Shkup dhe janë ndaluar 15 persona të moshës nga 20 deri në 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, ndërsa tre persona janë në kërkim. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marijuanë, të cilat janë lëndë e ekspertizës, janë gjetur municione luftarake, një armë, automjete, një sasi e madhe e devizave dhe parave në denarë, telefona celularë.
Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit ka shqiptuar masën e paraburgimit për të gjithë trafikuesit të moshës 20 deri 54 vjeç.
Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë, për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për njërin, për shkak të gjendjes shëndetësore është caktuar masa arrest shtëpiak. Sot do të caktohet masa e paraburgimit për tre personat e pakapshëm për organet e rendit, vendim që do të hyjë në fuqi në momentin e gjetjes së tyre.
Droga e llojit kokainë është shitur për rreth 100 euro për një gram, ndërsa ai i llojit marijuanë dhe amfetaminë janë shitur për pesë dhe 25 euro për një gram. Ndërkohë shitja e armëve ka shkuar deri në një mijë euro për një armë. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, për tregti me drogë parashikohen të paktën pesë vite burg, ndërsa tregtimi me armë dënohet me të paktën tetë vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)