Dosja Beleri, avokati: Të hetohet policia, mund të ketë fabrikim provash

20 Maj 2023 | 20:24

Avokati Genc Gjokutaj ishte i ftuar këtë të shtunë në emeisionin Revieë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, dy ditë përpara zgjedhjeve.

Gjokutaj tha se nëse hetimi do të jetë i plotë, atëherë nuk duhet hetuar vetëm Beleri, por edhe policia për veprimet e kryera.

Avokati theksoi se rasti duhet të hetohej nga BKH, pasi ngjason me një inskenim të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Gjykata ka dy detyre. Koha është shumë e kufizuar pasi ata do të gjykojnë mbi aktet që janë. Hetimi nuk duhet shtrirë vetëm mbi Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, por duhet shtrirë dhe mbi policinë. Duhet të kuptojmë se këtu është bërë “gjoja” një gabim. Kjo çështje duhej të hetohej nga BKH-ja që në fillim. SPAK-u ka vendosur standard dhe janë dënuar njerëz me prova indirekte. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me fabrikim provash. Aty janë kryer veprime simuluese nga një bashkëpunëtor i policisë. Në datën 8 janë kryer të gjitha veprimet brenda ditës me urgjencë. Personi që simulon duhet të ketë një autorizim, por aty ka hyrë dhe vëllai i tij me inicialet A.R, që ka të njëjtat iniciale. Ai ka kryer veprime por është i paautorizuar. Ligji thotë që veprimet simuluese nuk mund të përdoren në rast që ka provokim nga ana e personit që simulon”, tha Gjokutaj.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026