Politikanë malazezë kundër Kosovës, gazetari detaje nga zgjedhjet në Mal të Zi

22 Maj 2023 | 13:30

Politikanët e Malit të Zi po kërkojnë të fitojnë mbështetje për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit me kërcënime për Kosovën.

Se fundmi ka qenë politikani pro-serb Millan Knezheviç, drejtuesi i listës “Për të Ardhmen e Malit të Zi”,  i cili ka deklaruar se “me nderin më të madh” do ta nënshkruante tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Në lidhje me këtë gazetari Bekim Çoba theksoi se tema e tërheqjes së njohjes së Kosovës ju sjellë vota politikanëve në Mal të Zi.

Në  një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është një financues i subjekteve që përfaqësojnë serbët në Mal të Zi.

“Tërheqja e njohjes së Kosovës pas ngjarjeve që kanë ndodhur në veri, është një temë e cila atyre ju sjellë mjaftë vota. Ato janë munduar që në zgjedhjet presidenciale të kenë një qasje më të butë, në mënyrë që të tërheqin dhe votat e malazezëve. Kur e panë që kjo është e dështuar, atëherë u kthyen në bazën e vet që janë pro-serb. Këto kanë qenë të qëndrueshëm në përkrahjen e këtij subjekti, sidomos  kur janë shtruar tema si Kosova, Serbia e Madhe etj. Vuçiç është financues i subjekteve që që përfaqësojnë serbët në Mal të Zi”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026