Mungesë punëtorësh në Berat, bizenset: Bashkëpunimi me zyrën e punës i pasuksesshëm

24 Maj 2023 | 18:06

Vitet e fundit industria e turizmit në Berat, po njeh rritje të konsiderueshme. Shumë biznese të reja në fushën e hoteleri-turizmit janë hapur për t’ju përgjigjur kërkesës së lartë, por fuqia punëtore në qytet, nuk mjafton për të plotësuar nevojat që kanë këto biznese.

Denisa Qeraj Menaxherja e një prej hoteleve të Beratit, shprehet se edhe pse ky vit ka pasur një kërkesë të shtuar nga ana e turistëve për akomodim në hotelin që ajo menaxhon, mungesa e stafit ka bere që shërbimi ndaj turistëve të ketë mangësira.

 “Këtë vit kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi goxha fluks turistësh por problemi qëndron për pjesën e punonjësve është shumë e vështirë për ta përballuar. Sa më shumë fluks të ketë Berati ose një biznes siç jemi ne një biznes i madh duhet të ketë më shumë staf që ne të jemi më të kompletuar”,-tha Denisa Qerja, Menaxhere hoteli

Por paradoksi qëndron në faktin se në zyrën e punës në berat, janë mbi 1 mijë të regjistruar si punëkërkues. Këtë e konfirmon edhe drejtoresha e zyrës së punës në këtë qytet.

 “Na rezultojnë të regjistruar punëkërkues të papunë në numrin 2661  kjo është një shifër rajonale, konkretisht për qytetin e Beratit janë 1063 punëkërkues të papune”, -tha Migena Toto, Drejtoresha e Zyrës së punës Berat

Toto shprehet se zyra e punës ka krijuar programe punësimi për të adresuar punëkërkuesit e regjistruar.

 “Zyra e punës ka në zbatim projekte të ndryshme siç janë projektet e nxitjes së punësimit, gjatë vitit 2022 dhe në vazhdim ato janë duke u zbatuar, janë programe që aplikohen dhe zbatohen te punëkërkues të papunë”,-tha Migena Toto, Drejtoresha e Zyres së punës Berat.

Por për biznesin, bashkëpunimi me zyrën e punës ka qenë i pa suksesshëm.

 “Pjesa e parë është zyra e  punës, që ata venë edhe kërkojnë pastaj i shpërndajnë, vijnë punojnë dy ose tre ditë pastaj largohen”,-tha Denisa Qerja, Menaxhere hoteli.

Madje, interes më të lartë për të punuar në Berat kanë treguar më shumë të huajt se shqiptarët.

 “ Mua më kanë ardhur disa kërkesa sidomos nga Dubai ose e-maile nga Izraeli për të ardhur punonjës të huaj në punë, Ne vërtet punojmë me turistë të huaj por problem është që a përputhet stafi shqiptar me pjesën e huaj që ata kanë disa kërkesat e tyre që ne duhet ti përshtatemi”,-tha Denisa Qerja, Menaxhere hoteli.

Por jo vetëm turizmi, edhe sektori fason i cili po njeh një rritje të shpejtë vitet e fundit në Berat, po vuan nga mungesa e krahut të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026