“Hupe Sali, hupe!” Spiropali- Berishës: Udhëhoqe partinë drejt humbjes turpëruese
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha në seancën plenare të kësaj të enjte se Berisha udhëhoqi partinë e tij drejt një humbje aq turpëruese saqë ç’do humbje e kujdo tjetër para kësaj duket si fitore.
Ajo tha se Berisha nuk ka ndaluar të “drejtojë gishtin” duke akuzuar të tjerët për 57 vite, ndërkohëqë çdo gjë të mirë a të keqe e ka vlerësuar sipas interesit të tij personal
“Ka një gisht që tundet kërcënueshëm për 57 vite në sytë e shqiptarëve, ky është gishti i Sali Berishës, i cili akuzon, kërcënon, shantazhon dhe mashtron. Gishti që premton të nxjerrë syrin e të tjerëve në interes të vetullave të tij.
Ka 57 vjet që ky burrë dikur zelltar i regjimit dhe tani regjizor i çdo ekstremizmi në vend, të mirën dhe të ligën, të drejtën dhe të gabuarën, të ndershmen dhe të pavlerën, virtytin dhe moralin i mat vetëm me një kult vetjak, çfarë lidhje kam unë, me çfarë bëj unë.
Si kurrë më parë i kthyer në krye të një projekti personal dhe për hall personal, Sali Berisha e udhëhoqi partinë e tij në një humbje që do të turpëronte çdo disfatistë dhe që e ka bërë çdo disfatë tjetër politike, të kudo tjetër para tij të duket si fitore. “Hupe Sali, hupe!” Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, se vetëm ti nuk e ke kuptuar se shpresa jote për rilindje ka përfunduar njëherë e mirë!”-tha Elisa Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve