Tifozët hyjnë në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Bylis, sulmojnë arbitrat pas penalltisë

25 Maj 2023 | 18:59

Përballja mes Tiranës dhe Bylisit e vlefshme për javën e 35 të Superligës u mbyll 2-2 pas golit të barazimit të Bylis me 11 metërsh.

Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar pasi tifozët u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat pas akordimit një penalltie kundër skuadrës së Tiranës.

Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundën të ndalnin tifozët të cilët sulmuan me grushte e shkelma arbitrat e ndeshjes.

Java e fundit zbulon kampionin teksa Tirana dhe Partizani ndajnë nga 64 pikë. Fitorja e Partizanit e shpall automatikisht kampion, kjo për shkak të ndeshjeve direkte ndaj bardhebluve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026