“Opozita e Kosovës si Vuçiç”, deklarata e fortë e deputetit të Vetëvendosjes

31 Maj 2023 | 11:19

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja komentoi në një intervistë për Euronews Albania nëse Albin Kurti është në kushtet kur mund të kërkojë një votëbesim pas krisjes së marrëdhënieve me SHBA-në.

Ai tha se opozita që ka bërë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës me pretendimin se nuk po e menaxhon si duhet situatën në Veri, janë po aq problem për vendin sa vetë Serbia.

“Këta ja kanë dhënë idenë dhe perceptimin Vuçiçit që në atë pjesë mund të bëhet çfarëdo. Nuk është ashtu. Këta kanë tentuar në një kohë që ta heqin zotin Kurti përmes shokëve të tyre, Radojçiçin dhe Listën Serbe, por nuk ju ka funksionuar se janë dënuar nga populli i Kosovës dhe aktualisht duhet ta kuptoni që zoti Kurti ka mbështetje të fuqishme në Kosovë dhe të gjithë janë pas tij sepse Kosova është në të drejtën e saj dhe ligji e rendi duhet të vlejë për të gjithë,” – u shpreh Muja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026