“Me Amerikën nuk ka lojëra”, Arifi: Ja ku gaboi Albin Kurti

31 Maj 2023 | 11:59

Shqiprim Arifi, kreu i Partisë Alternativa për Ndryshim tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar në menaxhimin e situatës në Veri duke prishur dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se më shumë në sy po i bien veprimet e ndërkombëtarëve se i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Është totalisht e çuditshme, më duket sikur jam në ëndërr. Nuk di si ta përshkruaj këtë situatë, më vjen shumë keq për kombin shqiptar saqë atë që e kam thënë para disa javësh apo muajsh, që jo zyrtarisht Albin Kurti është non grata tashmë po vërtetohet që edhe Kosova të shpallet non grata. Kjo është një e keqe që politikanët si në Kosovë dhe në Shqipëri kanë punuar ditë natë 30 viteve të fundit që kurrë mos të ndodhë. Brenda dy viteve gjithë këtë e ka shkatërruar Albin Kurti,” – u shpreh Arifi.

Sipas tij me Amerikën nuk ka lojëra dhe një situatë e tillë jo vetëm e çudit, por dhe e shqetëson shumë se për çfarë do të sjellin ditët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026