“S’mbështes asnjë krah, nuk shkoj në asnjë mbledhje”, Gjekmarkaj: PD më keq se kurrë

31 Maj 2023 | 14:16

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkimi i opozitës nuk mjafton për ta çuar atë te fitorja.

Sipas tij duhet një rithemelim i vërtetë i opozitës dhe një rikonceptim i saj. Gjekmarkaj u shpreh se politikanët në Shqipëri nuk mendojnë arritjet personale për të shërbyer si lider, por çdo arritje ja dedikojnë ekskluzivisht vetëm vetes.

“Kur mendon veten, mbështetja të reduktohet, shtohet gjithmonë retorika. Unë nuk mbështes asnjë nga grupet, nuk shkoj në asnjë mbledhje. E di që është pak e çuditshme dhe është një pozicion jo komod sepse është më e lehtë të jësh palë. Unë e shoh këtë si një luftë civile, një mish mash të paarsyeshëm, pa logjikë ku personat luajnë ngushtë për interesat e veta duke e shndërruar Partinë Demokratike në një fasadë”, tha Gjekmarkaj.

Ai shtoi se PD-ja duhet të ringrihet me një gjuhë të re dhe të rinj që do të japin kontributin e tyre për të larguar plotësisht retorikën e vjetër politike, ndërsa shprehu keqardhjen duke theksuar se sot Partia Demokratike është më keq se kurrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024