Karkalecat po hanë të mbjellat, Lushnja dhe Fieri rrethet më problematike

2 Qershor 2023 | 07:43

Referuar rasteve të shfaqjes së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore, kreu i AKVMB Rolandi Meçaj ishte në terren për të inspektuar nga afër situatën e zonës së Belshit dhe Lushnjës.

Specialistë të Drejtorive Rajonale Elbasan dhe Vlorë kanë këshilluar fermerët mbi hapat që duhet të ndiqen për luftimin e këtij insekti që në vatër.

Bazuar nga vrojtimi fushor, u konkludua së struktura e popullatës së karkalecave është i përberë nga karkaleci italian dhe ai maroken.

Nga pikëpamja biologjike, popullata është kryesisht në stadin e moshës së dytë.
Të gjitha vatrat do të jenë në qendër të vëmendjes së ekspertëve të Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorive Rajonale Elbasan dhe Vlorë, për të ndjekur dëmtuesin në vazhdimësi dhe për të krijuar një hartëzim të plotë me qëllim marrjen e masave për ta luftuar.

DËMET NGA KARKALECI

Karkaleci vijon që të jetë një problem për të mbjellat sidomos në zonën e Myzeqesë.

Kolonitë më të mëdha të karkalecit sipas fermerëve janë në fshatin Sopez të Divjakës. Nëse asgjësimi i këtij dëmtuesi nuk bëhet në kohë, bujqit thonë se do të ndalojnë së punuari tokën.

Probleme ka edhe në fshatin Seman, Divjakë, Vjosë…etj. Vetë fermerët e kanë të pamundur të luftojnë karkalecin që rrezikon bujqësinë, pasi kostot e kimikateve bujqësore rëndojnë shumë xhepat e njerëzve që punojnë tokën. Dëmet më të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella me foragjere dhe shalqi. Fermerët thonë se Ministria e Bujqësisë është në kohë të luftojë dëmtuesin, në të kundërt fermerët thonë se ata do të detyrohen që këtë do të prodhojnë.

DËMET NGA BRESHËRI

Breshëri i fuqishëm në zonën e Beratit ka shkaktuar dëme sidomos në grurë, në ullishte, në perimë, fasule gjithashtu edhe vreshtat janë prekur.

Gazetari ynë atje, i cili ka kontaktuar edhe me ekspertët e bujqësisë të asaj zone do të na tregojë më shumë detaje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024