Analisti: Pa SHBA-të s’e shtrijmë dot sovranitetin as deri në Prizren, jo më në Veri

2 Qershor 2023 | 09:56

Analisti Artan Behrami ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Berami i cilësoi si populiste deklaratat e kryeministrit Kurti se është i zgjedhur nga populli dhe jo nga ambasadori amerikan.

Ai nënvizoi se Kosova e ka jetike mbajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pa Washingtonin nuk e shtrin dot sovranitetin as deri në Prizren dhe jo më në veri të Kosovës.

“Kurti hyn në kategorinë e populistëve që popullit të tyre ia arrin t’i nxjerrin anën e errët që kanë. Ibrahim Rugova ka arritur të nxjerrë diçka të jashtëzakonshme nga populli i Kosovës. E ka nxjerrë paqen, demokracinë, mirësinë dhe partneritetin me SHBA-të. Hashim Thaçi me shokët e tij në luftë e ka nxjerrë trimërin e shqiptarëve që nuk durojnë dhunë dhe respresion dhe bashkë me SHBA-të e kanë çliruar Kosovën. Tani kemi një lider që arrin të gërryejë në anën më të errët të një populli dhe të nxjerrë elemente fashiste. Deklarata e tij teregon se ndjek një linjë populiste dhe si të gjithë sovranistët në botë kanë të njëjtën linjë. Por ju duhet ta dini se Kosova nuk mund ta shtrijë sovranitetin e saj as në Prizren, e jo më në veriun e Kosovës pa Shtetet e Bashkuara të Amerikë, të cilët kanë 25 miliardë dollarë për paqen dhe pavarësinë e Kosovës. Don më shumë çmenduri se sa guxim t’i dalësh kundër SHBA-ve”, tha Behrami.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026