Manchester City kampion i FA Cup
Pasi siguroi trofeun e Premier Ligës, Manchester City ka fituar trofeun e dytë të këtij sezoni, atë të FA Cup.
Në garën për ta fituar këtë trofe, City e mposhti në finale të FA Cup rivalin e qytetit, Manchester United, raporton KosovaPress.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley” u shënuan tre gola, ku City e mposhti Unitedin me rezultat të ngushtë 2:1.
Heroi i Cityt padyshim ishte mesfushori Ilkay Gundogan, i cili shënoi që të dy golat, fillimisht në minutën e 1’ e më pastaj në minutën e 51’.
Ndërkaq, golin e nderit te United e shënoi Bruno Fernandes nga penalltia në minutën e 33’ të ndeshjes.
City tani do të synojë ta fitojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet për të në finale me Interin, që ta mbyll këtë sezon duke fituar tripletën.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik