Vendimi për Tahirin, avokati: 1% e të dënuarve mund të lirohen me këto kushte

3 Qershor 2023 | 20:21

Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte lirimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

I ftuar në panel, avokati Jordan Daci, tha se nëse nuk do të ishte Tahiri, ky vendim nuk do të përbënte një lajm.

Ai theksoi se më pak se 1% e rasteve mund të marrin vendime të tilla për të vijuar pjesën e mbetur të burgimit në banesë.

“Nëse nuk do quhej Saimir Tahiri nuk do të përbënte lajm. Do përbënte lajm vetëm një gjë pasi kjo nuk është një gjë që ndodh përditë. Nëse dikush tjetër bën kërkesa të tilla nuk është se kaq e lehtë dhe e zakonshme të marrësh një pezullim të dënimit dhe vuajtjen e tij në shtëpi. Po ta marrësh me statistika duhet të jetë një përqindje shumë e vogël, më pak se 1 % e rasteve që mund të kenë marrë këtë lloj zgjidhjeje. Ose nuk kemi dëgjuar fare raste të tilla”, tha Daci.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026