A u privilegjua Tahiri? Avokati: Për një nga Dushku s’jepet një vendim i tillë

3 Qershor 2023 | 20:43

Ish-prokurori, njëherazi avokati, Eugen Beci ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku analizoi vendimin e gjykatës së Elbasanit për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Beci theksoi se për të bindur me prova gjykatën se bashkëshortja e një të dënuari është e paaftë të kujdeset për fëmijët e mitur, kërkon që të involvohen një sërë institucionesh ligjzbatuese.

Sipas tij akti i ekspertimit të mjekëve është tepër i rëndësishëm në këtë vendimarrje.

Pavarësisht dispozitave të ligjit që e lejon një vendim të tillë, Beci theksoi se Tahiri ishte i privilegjuar në këtë rast, pasi një i dënuar i zakonshëm nuk mund ta merrte dot kurrësesi një vendim të tillë.

“Për të interpretuar nenin 59 a, gërma b, duhet të ketë ekspert nga mjekësia ligjore për të përcaktuar gjendjen shëndetësoire të personit që ka bërë kërkesën. Do të duhet një grup ekspertësh të japin mendimin pasi të jenë caktuar nga gjykata. Do të duhet një karakteristikë nga Drejtoria e Përgjithme e Burgjeve, do të duhet të involvohen shumë institucione të cilat duhet të krijojnë bindjen te gjykata se i pandehuri ka një bashkëshorte që nuk mundet t’i shërbejë dot fëmijëve nën 10-vjeç. A mundet një nga Dushku i Lushnjës të vërë institucionet në lëvizje për të realizuar një proces të tillë gjyqësor? Unë mendoj se jo”, tha Beci.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026