Avokati: Gjykata s’na besoi, dokumentet tona u bënë akt ekspertimi ligjor

3 Qershor 2023 | 21:02

Avokati i Saimir Tahirit, Dritan Jahaj tha për “Review” në Euronews Albania se dokumentet që ata kanë dorëzuar ndërsa kërkonin lirimin e ish-ministrit janë bërë akt ekspertimi ligjor.

Sipas tij, gjykata nuk i ka besuar dhe është vërtetuar nga mjekësia ligjore që gruaja e Tahirit kishte probleme shëndetësore të cilat nuk e lejonin të kujdesej si duhej për fëmijën e tyre të mitur, kusht ky që i ka mundësuar lirimin nga burgu ish-ministrit të Brendshëm.

“Në rastin e Tahirit ne i kemi depozituar gjykatës të gjitha aktet, pra indiciet për problemet shëndetësore të bashkëshortes, ato ekzaminime që ka realizuar bashkëshortja, probleme shëndetësore që i ka pasur prej shumë vitesh. Nëse gjykata do të kishte besuar thjesht atë dokumentacionin mjeko-ligjor që kishim depozituar ne hajde këtu diskutonim, por gjykata tha jo, unë s’të besoj ty. Ke një indicie që më vë në dukje që ka probleme shëndetësore dhe unë thërras mjekësinë ligjore. Është bërë një akt, janë thirrur ekspertët pranë mjekësisë ligjore, kanë ardhur, kanë hartuar aktin mjeko-ligjor dhe kanë konkluduar në rastin konkret që këto probleme shëndetësore ishin të vërteta. Nuk kishte asnjë shans që të përfitonte Saimir Tahiri pa u evidentuar nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë,” – u shpreh Jahaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026