Gazetari: Asnjë qytetar nuk e përfiton lirimin si Tahiri, është procedurë e gjatë
Gazetari Armand Bajrami tha për “Review” në Euronews Albania se asnjë qytetar nuk mund ta përfitojë lirimin nga burgu siç ndodhi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas tij, akt ekspertimet mjeko-ligjore janë një procedurë shumë e ngadaltë nga ana e gjykatës. Kjo e fundit realizoi një ekspertizë mjeko-ligjore ku u vërtetua se gruaja e Saimir Tahirit është e sëmurë dhe nuk mund të kujdeset si duhet për fëmijën e tyre të mitur, kusht ky që i ka mundësuar lirimin Tahirit si baba me përgjegjësi prindërore.
“Në rastet kur nevojitet akt-ekspertimi, gjyqtarja nuk është as mjeke dhe as nuk di të vlerësojë nëse familjari i ish-ministrit Tahiri ka probleme shëndetësore apo s’ka. Ligji e ka rregulluar këtë gjë. Shkon një grup ekspertësh mjekësorë bëjnë akt-ekspertimin, ia paraqesin gjykatës, gjykata vlerëson mbi vlerësimin që kanë bërë mjekët.
Të paktën në sa seanca që unë kam ndjekur gjatë gjithë përvojës sime si gazetar gjyqësori që janë me mijëra është një procedurë shumë e avashtë akt-ekspertimet mjeko-ligjore. Çështja është që ka njerëz që dergjen, në kuptimin e parë të fjalës, të sëmurë në burgje dhe nuk proceson kaq shpejt as mjekësia ligjore, as gjykata, e theksoj, për persona që janë në burgje, jo më pastaj për persona që janë jashtë,” – u shpreh Bajrami.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit