“Ti Sali na vjen anash”- Përplasje në Kuvend, Noka kërkon përjashtimin e Ballës

8 Qershor 2023 | 15:31

Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend duke iu drejtuar Sali Berishës se nuk mund të flasë për askënd duke qenë se vet është i ngarkuar me shumë “mëkate” gjatë kohës së tij në politikë.

“Për  të mbajtur gojën se e di unë çfarë meriton ai, i tha hajdutët kësaj pjese. Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash gjithmonë, gjithmonë sa herë të të jepet mundësia. Ti kësaj krahu i vjen anash. Ai zotëri e akuzoi këtë krah të sallës për hajdutë dhe prandaj po i them kësaj salle e kësaj ane, ti i vjen anash. Ti Sali dhe këta që të vijnë nga mbrapa”, tha Balla.

Një koment i tillë solli përplase në sallë kur Flamur Noka i kërkoi kryetares së Kuvendit, Nikollës të merrte masa për fjalorin e papërshtatshëm.

“Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme,” – u shpreh ai.

Balla nga ana tjetër u kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka thënë asgjë të papërshtatshme, ndërsa atyre që iu shkon mendja nëpër fjalë banale janë me probleme mendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026