Kroacia në finalen e Ligës së Kombeve, shkëlqen “veterani” Modriç

15 Qershor 2023 | 14:22

Kroacia siguroi finalen e Liges së Kombeve pasi mposhti të mërkurën në kohën shtesë me shifrat 2-4, kombëtaren e Holandën, falë edhe një paraqitjeje spektakolare të kapitenit Luka Modriç.

Ishin “Tulipanët” që kaluan të parët në avantazh me anë të Maalen në minutën e 34-të. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ronald Kuman e mbylli në avantazh fraksionin e parë, ndërsa në të dytën, kroatët dolën nga dhomat e zhveshjes me një marsh më shumë. Ekipi ballkanas arriti te barazonte shifrat ne minuten e 55-te me ane te Kramariç, ndërkohë që në minutën e 72-të Pasaliç i dha avantzhin ekipit te drejtuar nga trajneri Daliç. Holanda u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe në fakt ia doli kur shënoi në minutën e 97-të me anë të Lang. Gjatë 90-minutave ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Në kohën shtesë Kroacia u rikthye sërish në avantazh. Ai që shënoi ishte Petkoviç në minutën e 100-të, me një goditje preçize nga distanca. Në minutën e 116-të, Malacia gaboi dhe shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Petkoviç.

Nga pika e bardhë, Luka Modriç nuk gaboi dhe shënoi golin e katërt dhe atë që mbylli përfundimisht ndeshjen me rezultatin 2-4. Tashmë, në finalen e së dielës mbrëma, ballkanasit presin fituesin e çiftit Spanjë-Itali, ndeshje e cila luhet sot në orën 21:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026