Qytetari i liruar: Policët serbë na kanë thënë se arrestimi jonë është politik
Janë liruar katër qytetarët e Kosovës të cilët ishin arrestuar të martën nga autoritetet serbe në Merdare. Njëri prej tyre ka deklaruar se nga policia serbe u është thënë se ndalimi i tyre ka ndodhur për shkak të çështjeve politike që lidhen me situatën në veri të vendit.
Dervish Maliqi ka thënë para gazetarëve se nga kufiri ishin marrë nga dy civilë dhe pastaj janë dërguar në Kurshumli.
“Ata çka mundën të bënin është 48 orë mbajtje si i dyshuar, më shumë nuk patën fakte. Sipas policisë(serbe), nuk ka pas të bëjë me baraka, kjo është vetëm politikë, për shkak të tensioneve në veri”, ka thënë ai.
Aktualisht Serbia po mban edhe tre policë të Kosovës të cilët i ka rrëmbyer të mërkurën.
Tre zyrtarët kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës derisa kanë qenë në detyrë, thellë brenda territorit të Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve