A do të lirohen policët e rrëmbyer? Shala zbulon informacionet e qarqeve diplomatike

16 Qershor 2023 | 10:19

Eksperti i Sigurisë Drizan Shala pohoi se sipas burimeve në qarqet diplomatike të Kosovës, thuhet se tre policët e rrëmbyer në veri të vendit, do të lirohen nga gjykata në Serbi këtë të premte.

Duke cituar informacione jozyrtare që qarkullojnë në Prishtinë, Shala tha se Serbia do t’i lirojë policët për shkak të problemeve që i ka shkaktuar rrëmbimi i tyre.

Eksperti theksoi se rreth pasdites tre policët e Republikës së Kosovës, mund të kthehen në familjet e tyre.

“Sipas të gjitha gjasave dhe sipas të gjitha informacionave në qarqe të caktuara diplomatike në Republikën e Kosovës, por jo të konfirmuara zyrtarisht, gjykata do t’i lirojë tre të rrëmbyerit nën arsyetim se vetëm kanë bërë shkelje të vijës administrative me Serbinë. Serbët dëshirojnë që këtë problem ta fshehin, pasi ndërhyrja në këtë formë i ka shkaktuar telashe. Këta zyrtarë policor në orët e pasdites mund të sillen në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Këto janë informacione në qarqe diplomatike në Republikën e Kosovës. Sipas burimeve këta persona do të kthehen te familjet e tyre në pasdite”, tha Shala.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026