“Armë e Edi Ramës”, Lita: Arsyeja pse Vlora Hyseni është vendosur në krye të SHISH
Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar komentin e kryeministrit Edi Rama pak më parë në rrjetet sociale për situatën në Veri të Kosovës.
Lita, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se përsa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Rama e ka bërë deklaratën në Ohër ku tha se do të bënte gjithçka për të minuar qeverinë.
Ai tregoi dhe arsyen se pse Vlora Hyseni është vendosur në krye të SHISH.
“Mendoj se Rama ka ndryshuar pak nga presioni i fillimit me dërgimin e statutit të Shoqatës së Komunave Serbe në Veri të Kosovës, ndryshoi nga mbledhja e dy qeverive, ndërsa tani ka bërë një deklaratë jo dhe aq diplomatike drejt Vuçiç. Ai e ka kuptuar se pëlqyeshmëria e tij në këtë debat për këtë çështje ka rënë shumë. Me Kurtin, Rama ka mbaruar punë para një viti, ku ka deklaruar në Ohër se do ta shkarkonte dhe do të bënte gjithçka për të minuar qeverinë e tij. Vendosja e Vlora Hysenit si kreu i SHISH është për këtë arsye, sepse zonja në fjalë di gjithçka dhe është marrë si armë e Edi Ramës kundër qeverisë së Kosovës”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:31 Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar
- 14:17 Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
- 13:55 ‘Zvërneci’, Rama sjell rastin portugez: Fia Formosa, revolucioni portugez i turizmit
- 13:49 Protestë edhe në Zvërnec, qytetarët me pankarta dhe thirrje
- 13:45 Thirrje për ndihmë/ Familja e policit të rënë në krye të detyrës Enea Mekolli hapin GoFundMe
- 13:23 E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale (EMRI)