Deputeti i PD: Rama i bën presion Kosovës, anuloi mbledhjen e 2 qeverive
Deputeti demokrat Edmond Spaho ishtë këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth situatave të krijuara së fundmi në veri të Kosovës.
Ai tha gjithashtu se shteti shqiptar do duhet të ishte më përkrahës ndaj saj e jo të merrte iniciativa kundër saj.
Spaho tha se draft-statusi për Asociacionin para se t’u dërgohej ndërkombëtarëve do duhej fillimisht të bisedohej me kryeministrin Kurti.
“Në Kushtetutën tonë është detyrë e shtetit shqiptar që të kujdeset për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë. Në këtë kuptim shteti shqiptar është i detyruar që në çdo zhvillim në Kosovë që prek raportet ndërkombëtare duhet të dalë krah Kosovës, jo vetëm sepse ne jemi i njëjti popull, por qëllimet e deri tanishme të Kosovës tregojnë që e drejta është në anën e saj.
Deri tani shteti jonë ka penalizuar Kosovën. U anulua takimi nëpërmjet dy qeverive i cili do zhvillohej në Kosovë dhe po kështu Edi Rama ka ndërmarrë iniciativa të cilat do duhej t’i konsultonte paraprakisht me autoritetet kosovare si draft-statuti i Asociacionit, pasi ajo është një çështje e Kosovës dhe pritet një zgjidhje nga pala kosovare.
Ai ndërpreu mbledhjen e dy qeverive dhe kjo u cilësua si presion ndaj Kosovës, ose si sanksion. Edhe anulimi i mbledhjes u bë pa dijeninë e Kosovës doli Rama në konferencë për mediat dhe anuloi”,-tha Edmond Spaho
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:31 Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar
- 14:17 Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
- 13:55 ‘Zvërneci’, Rama sjell rastin portugez: Fia Formosa, revolucioni portugez i turizmit
- 13:49 Protestë edhe në Zvërnec, qytetarët me pankarta dhe thirrje
- 13:45 Thirrje për ndihmë/ Familja e policit të rënë në krye të detyrës Enea Mekolli hapin GoFundMe
- 13:23 E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale (EMRI)