Yuri Kim: Mirënjohëse që përmbusha misionin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes

21 Qershor 2023 | 10:18

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, po jep sot konferencën e saj të fundit si ambasadore në vendin tonë.

Diplomatja amerikane tha se është mirënjohëse që pati mundësinë të njihej me vendin, ndërsa u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se nuk është e përsosur por po jep rezultate.

“Gjatë këtyre 3 viteve kam patur nderin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re, e etur për të theksuar lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim. Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij, dhe si çdo ambasador dhashë kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi, që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE. E kam thënë shpesh se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni! Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës.”, tha ambasadorja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026