Hoxha: Vlora, Shkodra dhe Kukësi, qytetet më problematike me zjarret në Shqipëri

28 Qershor 2023 | 09:34

Ledio Hoxha, përfaqësues nga Agjencia e Mbrojtjes Civile tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se Vlora, Shkodra dhe Kukësi janë qytetet më problematike me zjarret në Shqipëri.

“Zjarret në vitin 2021, në Vlorë, në zonën e Karaburunit, pati një efekt goxha të madh dhe u vunë re nga ne. Qeveria shqiptare ka një vëmendje shumë të veçantë për mbrojtjen civile dhe për këtë janë hartuar 3 dokumente strategjik, risku nga fatkeqësitë, strategjia për zvogëlimin e riskut dhe plani kombëtar i emergjencave që përfundon së shpejti. Me këto tre dokumente, të gjitha grupet e interesit, ose institucionet pjesëmarrëse në Shqipëri në sistemin e mbrojtjes civile kanë identifikuar zonat me rrezik më të lartë, kanë vlerësuar rrezikun dhe për këto rreziqe ata kanë bërë një strategji. Kemi Vlorën, Shkodrën, Kukësin, pra zona që kanë sipërfaqe pyjore shumë të mëdha,” – u shpreh Hoxha.

Prej shumë vitesh pyjet në Shqipëri janë të ndikuara nga zjarret e rëna. Modelet e pyjeve që shohim sot, si edhe speciet që rriten në to janë rezultat i zjarreve të mëparshme dhe ndikimeve të njeriut me kullotat apo prerjet e tyre.

Të dhënat e “Global Forest Watch“, tregojnë se zjarret masive në Shqipëri janë faktori i dytë më i rëndësishëm i humbjes së sipërfaqes pyjore në vend, më shumë se 13 mijë hektarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024