Kisha ortodokse në RMV në protestë, kundërshton ligjet për ndryshimin e gjinisë

30 Qershor 2023 | 11:02

Qindra qytetarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar kundër draft-ligjit për barazi gjinore dhe të gjendjes civile.

Zyrtarët e Kishës Ortodokse Maqedonase vlerësojnë se draft-ligjet për barazi gjinore paraqesin kërcënim serioz për shoqërinë pasi ato janë në kundërshtim me “vlerat familjare”.

Drejtuesit e Kishës thanë se “ndryshimet mund të plotësojnë kërkesat e një grupi të caktuar, por në anën tjetër shkelin të drejtat e 99 përqind të qytetarëve”.

Kisha Ortodokse Maqedonase kundërshton në veçanti pikën 3 të nenit 4 të draft-ligjit për barazi gjinore, i cili ende nuk është dorëzuar për miratim në qeveri, dhe në të cilin thuhet:

Neni 4, pika 3: “Identiteti gjinor” i referohet ndjenjës së brendshme dhe individuale që secili person ndjen thellë në veten e tij të shpreh ndryshe gjininë e tij duke përfshirë emrin, veshjen, fjalimin, sjelljet dhe gjininë.

Ndërsa në draft-ligjin për librat e gjendjes civile, që është dorëzuar në Kuvend nga një grup deputetësh, parashikohet që personat të mund ta ndryshojnë gjininë varësisht ndjesive të tyre.

Bashkësia Fetare Islame ka mbështetur protestën e organizuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase. Edhe pse e kanë përkrahur protestën, krerët e Bashkësisë Fetare Islame thanë se nuk ishin pjesë fizikike e saj.

Pas reagimit të Kishës Ortodokse Maqedonase, partia maqedonase në pushtet, Lidhja Social Demokrate ka vendosur ta tërheqë nga procedura projektligjin për evidencën amë, por nuk është tërhequr nga synimi për miratimin e tij.

Organizatat joqeveritare të bashkuara në Platformën “Rrjeti për Barazi Gjinore dhe Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi” kanë theksuar se protesta e Kishës Ortodokse Maqedonase ka për qëllim që t’u bëjë presion autoriteteve të shtetit që të tërheqin projektligjet për barazi gjinore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026