Gazetari komenton tensionet në Francë: Sot u raportua për vdekjen e një zjarrfikësi
Gazetari Artan Kutra raportoi nga Franca sa i takon protestave që kanë paralizuar vendin pas vrasjes së një adoleshenti nga policia.
Sipas tij situata është qetësuar në krahasim me ditët e para, ndërsa solli në vëmendje vdekjen e një zjarrfikësi në një qytezë të Francës, ngjarje e cila pritet të vërtetohet nga hetimet nëse ka lidhje me protestat.
“Është mbyllur nata e gjashtë e këtyre netëve të tensionuara në Francë, por duket shumë qartë një zbehje, një ulje e dhunës që nëse do ta krahasojmë me shifrat, 3 netë më parë kishim 900 të arrestuar, 2 netë më parë kishim 700 të arrestuar, ndërsa sipas lajmeve më të fundit që sapo kanë dalë nga Agjencia Franceze e Lajmeve, sot në përfundim të kësaj nate të gjashtë kemi vetëm 76 persona të arrestuar dhe vetëm 3 policë të plagosur. Në fakt ka dhe një ngjarje pak të rëndë. Njoftohet sot vdekja e një zjarrfikësi i cili ishte duke luftuar me flakët në një parkim në qytezën Saint Denis në periferi të Parisit. Analistët nuk e lidhin drejtpërdrejt vdekjen e këtij zjarrfikësi me tensionet sepse ndoshta mund të ketë qenë dhe rastësi rënia e zjarrit në një parkim në këtë qytezë, por kjo vlen për t’u saktësuar në orët në vijim pas hetimeve më të thella,” – u shpreh Kutra në një intervistë për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme