“Kini kujdes”, Ylli: Sportisti e merr dopingun nga padituria, edhe me një shishe ujë

5 Korrik 2023 | 09:44

Kreu i  Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli tha se sportistët duhet të kenë kujdes nga çdo gjë, pasi mund t’u rrezikohet jeta dhe karriera.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se dopingu shkatërron jetën e të rinjve.

Më tej ai nënvizoi se sportistët mund ta marrin dopingun në ushqim apo në një shishe ujë.

“Dopingu shkatërron jetën e të rinjve. Ne duam sport të pastër pa doping. Po ka sportistë që dikush e merr nga padituria, dikush merr një shishe ujë gjatë garës. Kur një peshëngritës, Briken Calja, duhet të jetë në garë duhet të ketë 3 deri në katër veta që ta shoqërojnë. Duhet të kesh shumë kujdes, edhe gjatë ushqimit. Duhet të ruhesh nga kundërshtarët, nga xhelozitë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024