Kurti do të tërhiqet, Kosova do vuajë pasojat, paralajmërimi i nënkryetarit të LDK
Nënkryetari i LDK-së, ka folur në lidhje me situatën në Kosovë si dhe pasojat që ka vendosur BE-ja ndaj saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se LDK-ja është e shqetësuar nga masat që janë vendosur pasi sipas tij është e padrejtë që një popull pro-europianë të ketë pasoja për një qeverisje vendore.
Më tej ai nënvizoi se Kurti do të bëjë dy hapa mbrapa në lidhje me vendimet e tij, por ama do të lërë pasoja më pas.
“Nuk e di se sa do i rezistojnë zyrtarët sanksioneve të vendosura nga BE. Kjo nuk do të kalojë pa efekt. Kjo do të ishte shqetësuese. LDK-ja është e shqetësuar nga paralajmërimi për masa kolektive. Është e padrejtë që një popull pro-europianë dhe pro-amerikanë, me pas pasoja për një qeverisje vendore. Ne do të bëjmë çdo gjë që të evitojmë sanksionet politike dhe LDK-ja nuk do të ndalet. Pasojat e sanksioneve do të bien mbi Kurtin. Ne do të nisim mobilizimin.
Kurti po lakohet si kryeministër që me kokfortësinë e tij që po shkakton tensione në politikë. Burimi i tensionit është Beogradi e jo Prishtina por po lexohet ndryshe. Unë jam i bindur që Kurti do të bëjë hapa mbrapa por do të lë pasoja”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve