“Kurti në listen e ‘non-gratave’”/ Shala: Ja arsyeja që nuk u takua me Ramën
Analisti Drizan Shala është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk po u bindet ndërkombëtarëve, gjë që sipas tij është në dëm të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti nuk e ka takuar homologun e tij shqiptar Edi Rama, për shkak se ky i fundit mund të ketë dijeni që ai është në listën e zezë të SHBA-së.
Më tej ai nënvizoi se nuk është në interes të Kosovës që të bëhen bllokada pasi bien ndesh me dekretin e shpallur nga presideti i Amerikës Joe Biden.
“Kurti është njeriu më naiv me të cilën është udhëhequr një institucion në Kosovë. SHBA ia ka bërë me dije Vuçiç dhe Kurtit se ku është e njohur Kosova dhe ky sovranitet nuk mund të cenohet nga Serbia. Pavarësisht kësaj Kurti vazhdon të mos bindet. Mendoj se Kurti ka vetëm një arsyetim që ky njeri është i çmendur në veprimet e tij politike. Kurti po tenton të bëjë një rishkrim të historisë në pjesën e Veriore që të jetë ai lideri suprem.
Jemi në një situatë kaotike. Nuk duhet të marrim vendime të njëanshme në raport me interes kombëtar. Nuk është në interes të Kosovës që të bëhen bllokada. Çështja që nuk është takuar Rama me Kurtin është se Rama ka informacion se Kurti mund të jetë në listën e zezë nga SHBA. Kurti është duke rënë ndesh me dekretin e shpallur nga Biden”- tha ai.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve