Mjeku Sallabanda: S’erdha direkt në Spanjë, punova 5 vite në Dibër, s’kisha as banjo
Kita Sallabanda, neokirurgu i cili jeton prej vitesh në Spanjë ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku bëri një krahasim me mënyrën se si ai e ka nisur karrierën si mjek dhe politikave që po ndiqen sot.
Sallabanda tha se ai vetë fillimisht ka punuar në një fshat në Dibër ku kushtet ishin shumë të vështira, ai tha se në këto zona është shumë e domosdoshme që të ketë shërbim mjekësor, por politika duhet të krijojë kushte që njerëzit të qëndrojnë në mënyrë të vullnetshme jo të detyruar.
“Kam punuar 5 vite në Dibër, në fshat në kushte shumë më të vështira se ç ‘punohet sot. Unë atë realitet e njoh shumë mirë. Mendoj se ata njerëz në zona të thella dhe në zona rurale, kanë nevojë të kenë shërbim mjekësor.
Kjo është një e drejtë kushtetuese po aq sa është e drejtë kushtetuese lëvizja e lirë e njerëzve. Po si mund të bëhet që ato zona të kenë një shërbim mjekësor. Duhen bërë politika që njerëzit të rrinë në mënyrë të vullnetshme”,-tha neokirurgu duke kujtuar se edhe ai vetë nuk iku direkt në Spanjë, por ka qëndruar në Dibër për 5 vjet.
Ai tha se si mjek është ndier gjithnjë i respektuar nga njerëzit.
“Mjeku është një figurë e respektuar në tërësi në thelb. Unë e kam ndier veten të respektuar në Spanjë, megjithëse nuk kisha as banjë ku të shkoja. Mjeku është i respektuar në Spanjë në Gjermani, kudo që shkon, sa i takon dinjitetit në pagesë, duhet më shumë punë”,-tha mjeku Sallabanda.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve