“Ali Ahmeti nuk përfshihet në qeverisje” Gazetari: Vendimi e ka mbrojtur nga sulmet

12 Korrik 2023 | 12:37

Gazetari Seladin Xhezairi ishte këtë të mërkurë i ftuar për një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth situatës së fundit politike të krijuar në Maqedoni, ku duket se opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me qeverinë.

Xhezairi ndër të tjerat ka komentuar edhe qëndrimin e Ali Ahmetit liderit historik të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili asnjëherë nuk është përfshirë në qeverisje.

Xhezairi tha se ky qëndrim i tij e ka mbrojtur atë nga goditjet që shpesh pësojnë homologët e tij dhe i ka dhënë një pozicion më komod.

“Mospërfshirja në ekzekutim e ka ruajtur liderin historik të BDI-së Ali Ahmetin nga këto goditjet që i marrin homologët e tij maqedonas këtu por edhe në Kosovë apo në Shqipëri.

Deri më tani ka pasur përpjekje për të implikuar personalisht zotin Ahmetin në afera të ndryshme por deri më tani ka rezultuar i pastër, pavarësisht se ka zëra se të afërm të tij merren me biznese dhe të gjitha veprimet e tyre bëhen nën lupë për të parë mos ka shkelje ligjore.

Këtu vetë zoti Ahmeti ka kërkuar që të fillojë vetingu, e madje të fillojë prej tij. Ai duke qenë më komod për shkak të pozicionit që ka pasur ka dashur të vihet nën lupë edhe privatizimi i Maqedonisë që ka filluar dhe është bërë në fillim të viteve ’90 menjëherë pas pavarësisë e që shqiptarët i ka anashkaluar tërësisht”,-tha Seladin Xhezairi.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026