Sulmi ndaj Kurtit, reagon Rama: Sjellje e turpshme, e dëmton Kosovën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në lidhje me përplasjet fizike në kuvendin e Kosovës, ku u hodh ujë ndaj kryeministrit Albin Kurti në momentin që ai ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore.
Ai e ka quajtur sulmin një sjellje të turpshme e cila e dëmton Kosovën.
“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, të shprehësh kundërshtinë është të kështu është të njollosësh veten, zgjedhësit tu dhe krejt shtetin me një turp që sot I bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinoni si ndihen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen prej fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë e jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”,-shkruan Rama

LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë