I nxehti ‘pushton’ RMV, temperatura deri në 43 °C, mjekët ngrenë alarmin
Maqedonia e Veriut po përballet me valën e të nxehtit afrikan. Pritet që temperaturat gjatë ditës të tejkalojnë 42 gradë celsius.
“Të enjten pritet të kemi gjithë vendin më temperatura të larta nga 36 deri në 43 gradë celsius. Përpos temperaturave të larta, edhe rrezet ultra vjollcë do të jetë tejet i lartë. Gjatë fundjavës temperaturat maksimale do jenë deri në 34 gradë, por nga e hëna përsëri do kemi temperaturë deri 42 gradë”- tha Ivana Petroviç, meteorologe.
Kjo gjendje ka ngritur alarmin tek institucionet shtetërore që kanë urdhëruar lirimin nga puna shtatzënave dhe personave mbi 50 vjeç, si dhe kanë rekomanduar shmangien e lëvizjes në periudhat e diellit të fortë prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Rekomadime nga ministria e shëndetësisë në RMV
– Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të ndjeshme të popullsisë, si – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.
– Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë gjatë orëve 11:00 dhe 17:00.
– Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të jenë të gatshëm për të ofruar ndihmë për personat e vetëm, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë.
Mjekët nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë sidomos deri tek të sëmurët kronik që të kenë kujdes.
“Kurrsesi nuk duhet të dalin, ti ekspozohen diellit. Por nëse duhet patjetër të dalin të marrin lëngje me vete, kapele në kokë, syze, rroba sa më të lehta, me ngjyra të hapura dhe të pambukta, dhe marrja e terapisë së rregullt kronike”- theksoi Gyltene Zendeli, specialist i mjekësisë së punës
Rekomandohet kujdes edhe me ushqimin e papërpunuar, me kremrat, majonezën, akulloren dhe të konsumohet sa më shumë ujë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve